Basha u premton ulje taksash sipërmarrjeve të turizmit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u premtoi të shtunën sipërmarrësve të turizmit në Vlorë ulje të taksave nëse qeverinë e ardhshme do ta drejtojnë demokratët.
Pas një takimi me sipërmarrës të Vlorës, të cilin, kryetari i PD-së e bëri me dije përmes një postimi në Facebook, Basha akuzoi qeverinë se nuk e ka mbështetur biznesin gjatë pandemisë së COVID-19, përkundrazi po ua vështirëson gjendjen me veprime arbitrare dhe klienteliste.
“Operatorët turistikë të qytetit të Vlorës më treguan shqetësimet e tyre. Pushues nuk ka, taksat e tatimet duhet t’i paguajnë, punonjësit gjithashtu. Maqedonia e Veriut për të mbështetur turizmin vendor u ka akorduar qytetarëve kupona me vlerë 100 euro për t’i shpenzuar në destinacione të ndryshme turistike. Ndërsa qeveria u çon fadromat e gazin lotsjellës për t’iu prishur ndërtimet pa asnjë dokument e për të krijuar hapësira për oligarkët e radhës,” – shkroi Basha në Facebook.
“Ne jemi duke hartuar një plan i cili do të konsultohet më pas me operatorët turistikë për të arritur në një produkt që ta ndihmojë këtë sektor, zhvillojë dhe njëkohësisht të rrisë punësimin me paga dinjitoze. Taksat e larta që sot shkojnë në xhepat e oligarkëve do të reduktohen,” – premtoi kryetari i PD-së, duke kujtuar se politika ekonomike e demokratëve është për taksë të sheshtë 9 për qind.
Basha premtoi më tej se qeverisja e të djathtëve “do t’i japë fund politikave klienteliste dhe korruptive, të cilat kanë përthithur deri më sot qindra milionë euro të parave publike” dhe do të rikthejë “konkurrencën dhe barazinë në treg”.
Prej disa javësh, kryetari i PD-së ka nisur takime me sipërmarrës dhe qytetarë në rrethe.
Ai e ka akuzuar shpesh qeverinë se po shkakton zgjatje të pasojave ekonomike të pandemisë me mungesën e një plani konkret ndihme për bizneset.
Por qeveria pretendon të kundërtën. Pasi emetoi një eurobond me rreth 650 milionë euro hua, Kryeministri Rama prezantoi këtë javë planin e rimëkëmbjes ekonomike, të cilin e ka cilësuar si “Shqipëria 2030”.
Ai ka premtuar se ky plan do ta çojë ekonominë përpara ndërkohë që nga ana tjetër ka deklaruar heqjen e taksave deri në vitin 2029 për biznesin e vogël.
Lexoni gjithashtu:
Eurobondi 650 mln euro, Rama: Lajm i mirë, u konfirmuam si vend i besueshëm
Shoqatat e transportit ultimatum qeverisë, të ulen taksat ose më 15 qershor nuk rifillojnë punën
Agjencitë turistike në protestë, i kërkojnë qeverisë ndihmë ekonomike dhe rihapje të kufijve
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta