Basha u prezanton qytetarëve të Laçit propozimet e PD-së për rimëkëmbjen ekonomike
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi të enjten takimet me qytetarët dhe sipërmarrësit në qytetin e Laçit.
Ata u ankuan për papunësi, rënie të aktivitetit ekonomik si pasojë e pandemisë dhe abuzime me programin e rindërtimit. Sipas tyre bashkë me ndërtesat e dëmtuara po shemben “pa asnjë paralajmërim” edhe disa të padëmtuara.
Basha u shpreh se opozita ka paraqitur programin e saj të zgjidhjes për situatën, program që mund të parandalojë “shtimin me 40% të listës së të papunëve”.
Prej disa javësh kryetari i PD-së, Basha po zhvillon takime me qytetarët dhe sipërmarrësit, kjo me synimin për t’i ndërgjegjësuar ata për propozimet e opozitës.
PD ka propozuar:
- Çek 1,000 euro për biznesin e vogël për të lehtësuar situatën e 6 muajve të ardhshëm;
- Pagë mujore 16,000 lekë për ata që kanë humbur vendin e punës
- Pagë mujore 20,000 lekë për çdo punonjës që biznesi rikthen në punë gjatë 6 muajve të ardhshëm;
- Shtesë 20,000 lekë pensioneve për shpenzime shëndetësore gjatë 6 muajve të ardhshëm;
Demokratët këmbëngulin se propozimet e tyre mund të nxisin konsumin me mbi 300 milion euro dhe të zbusin ngërçin e mungesës së blerjeve apo aktivitetit ekonomik në tërësi shkaktuar nga pandemia. Në këtë mënyrë ata thonë se do të mund t’i garantojnë vendit rimëkëmbjen ekonomike.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta