Basha u shpjegon krerëve të degëve vendimin për përjashtimin e Berishës

11 Shtator 2021 | 12:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi paraditen e së shtunës krerët e degëve të partisë.

Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha raportoi se në mbledhjen që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta kryetari Basha ka dhënë shpjegime para Kolegjit të Kryetarëve lidhur me vendimin e marrë dy ditë më parë për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Për kryetarët lind detyra t’u shpjegojnë anëtarëve të thjeshtë këtë vendim shumë të vështirë që ka sjellë përçarje në PD.

Në mbledhje është diskutuar gjithashtu koordinimi i strukturave sa i takon organizimit të partisë.

Seanca e parë të Kuvendit një ditë më parë reflektoi pakënaqësinë e një pjesë të mbështetësve dhe deputetëve të PD ndaj vendimit të kreut të kësaj partie, që iu bashkuan me ovacione ish-kryeministrit Berisha teksa mbërriti në kuvend.

Vendimi i Bashës u përshëndet menjëherë nga ambasada e SHBA. Përmes një deklarate për mediat ambasada amerikan thekson se PD-ja ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen dhe se vendimi i Bashës meriton respekt.

Ndërkohë, në një fjalim të shkurtër të mbajtur para kuvendit të enjten ish-kreu i PD, Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

“Mund të blesh dhe të shesësh Edi Rama, Lulzim Bashën, por kurrë PD dhe demokratët shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Je i pashpresë me aktet prapa shpine që ke realizuar me Lulzim Bashën”, tha Berisha.

Në daljen e tij nga Kuvendi i Shqipërisë Berisha përmendi përsëri se garanton që kjo është një marrëveshje midis Ramës dhe Bashës.

“Çfarë date është pakti do ia lë historianëve, por garantoj se ajo që ndodhi është marrëveshje midis Ramës dhe Bashës në kurriz të zgjedhësve shqiptar dhe duhet çmontuar”, – u shpreh ish-kryeministri.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha njoftoi mbrëmjen e së enjtes përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së deri sa të zbardhet në rrugë ligjore vendimi për padinë e ngritur nga ish-kryeministri ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026