Basha uron studentët për nisjen e vitit akademik, mbështet bojkotin e Mjekësisë

2 Tetor 2023 | 10:10

Kryetarit i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar studentët në mbarë vendin për fillimin e vitit të ri akademik. Përmes një postimi në facebook, Basha shkruan se ky vit akademik nis me bojkotin e studentëve të mjekësisë, të cilët janë kundër ligjit për ndalimin e dhënies së diplomës.

Kreu i PD nënvizon se Shqipëria bëhet një vend më i mirë, jo duke ndëshkuar studentët, por duke u ofruar atyre mundësi punësimi dhe paga dinjitoze në mënyrë që të mos braktisin vendin.

“Sot në nisje të vitit të ri akademik i uroj studentëve dhe pedagogëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Në takime me studentë e pedagogë  jam njohur me probleme themelore të cilat përballen çdo ditë: mungesa e mbështetjes për mirëkualifikimin e stafit akademik, arsimim jo cilësor e bashkëkohor, mungesë të infrastrukturës fizike e dixhitale, tarifa studimi të larta, politika jo mbështetëse për karrierë e punësim.

Fatkeqësisht, ky vit akademik po nis me bojkot të mësimit nga studentët e Mjekësisë, të cilët me të drejtë kundërshtojnë ligjin anti-kushtetues dhe anti-demokratik të ndalimit të dhënies së diplomës së mjekut me kushtin e punësimit prej disa vitesh brenda vendit.

Studentët largohen nga vendi jo nga dëshira por sepse nuk kanë mundësi, nuk kanë kushte, nuk kanë punë e pagë dinjitoze për të ndërtuar një jetë të mirë në vend, largohen nga shpërfillja e një qeverie që nuk i dëgjon dhe nuk i ofron siguri për të nesërmen.

Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë dhe dëshirueshëm për studentët dhe pedagogët jo duke ndëshkuar ata që kërkojnë të largohen për shkak të kushteve ku është katandisur arsimi universitar, por duke investuar në arsim dhe kërkim shkencor, duke rishikuar tarifat studimore, duke ofruar mbështetje konkrete për arsimimin dhe punësimin e studentëve me paga dinjitoze”, shkruan Basha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026