“Interpelancë me Ramën”, Basha: Të sqarojë urgjentisht deklaratën për KFOR
Kreu i Partisë Demokratike në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ka folur në lidhje me sulmin në Veri të Kosovës një javë më parë, ku një polic kosovar mbeti i vrarë dhe tre sulmues.
Basha komentoi deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama, ku tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll Veriun e Kosovës. Teksa e analizoi në dy aspekte, Basha tha se deklarata e Ramës është e rrezikshme dhe e dënueshme ndërsa shtoi se nesër PD do të dorëzojë kërkesë për interpelancë me numrin një të qeverisë.
“Rama duhet të sqaroj nëse është i painformuar apo nëse po kërkon largimin e policisë së Kosovës nga Veriu. Të kërkosh që KFOR të vendoset në Veri të Kosovës nëse je i informuar do të thotë të largohet policia e Kosovës. Një deklaratë e tillë është e rrezikshme dhe e dënueshme dhe kur vjen nga një autoritet i Serbisë e jo më të vijë nga cilido person me përgjegjësi publike në Shqipëri e aq më pak nga Shefi i qeverisë shqiptare. Nëse Rama ka kërkuar largimin e policisë së Kosovës, Rama urgjentisht duhet të merret nën mbikëqyrje politike dhe të gjithë-anshme. PD do të depozitojë një kërkesë nesër për interperlancë me Ramën për këtë deklaratë”-tha ai.
Mes tjerash ai theksoi se Serbia është delja e zezë e Ballkanit, ndërsa ka folur dhe për interesin e Rusisë në këtë situatë.
“Serbia është delja e zezë e Ballkanit është një vend i dyzuar dhe gjithmonë përdorin mjete të tjera për të zgjidhur problemet politike. Aleati më i ngushtë i Vuçiç është shpallur “Non Grata”. Moska nuk e bën këtë për interesat serbe . Interesi i Moskës është të hap një front të dytë. Në këtë front të dytë po përdor qytetarët e një vendi tjetër”-përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve