Përplasja Rama-Kurti, Basha: Interesi kombëtar prioritet, fund protagonizmi personal

1 Tetor 2023 | 14:09

Kreu i Partisë Demokratike në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ka folur në lidhje me sulmin në Veri të Kosovës një javë më parë, ku një polic kosovar mbeti i vrarë dhe tre sulmues.

Basha tha se interesi kombëtar duhet të jetë prioritar, kur u pyet në lidhje për marrëdhënien mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe homologut të tij kosovar Albin Kurti.

Kryedemokrati theksoi se Kosova ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë dhe se duhet të lihet mënjanë protagonizmi personal, referuar këtu kundërshtarit të tij politik, Rama.

“Shqipëria të jetë në dispozicion të Kosovës për t’i ofruar  gjithçka që Kosova ka nevojë  në çdo fushë që e kërkon, dhe të mos bëjë asgjë pa koordinim me Kosovën. Protagonizmi i tepërt, në veçanti në ambientet ndërkombëtare e ka dëmtuar Kosovën. Ndaj duhet t’i jepet fund protagonizmit personal. Kosova ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë dhe nuk duhet të përdoret si mollë sherri për betejat e brendshme politike në Tiranë. PD do të bëjë gjithçka për të qenë në mbrojte të Kosovës. Por po kështu t’i njohim vetes një sens vetëpërmbajtje që mos ta shndërrojmë Kosovën në një çështje të përplasjeve të brendshme politike në Tiranë.

Interesi  Kombëtar i Shqipërisë dhe i Kosovës është një dhe i pandarë, dhe në funksion të këtij interesi kombëtar, dhe në funksion të këtij interesi kombëtar çdo aktor duhet të lënë mënjanë gjithçka që ju dikton kimia e tyre personale, edhe kur është pozitive e jo më kur kjo kimi lë për të dëshiruar”-tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026