Basha vijon fushatën në Korçë, thirrje qytetarëve t’i prijnë ndryshimit

31 Mars 2021 | 13:25

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Korçë. I rrethuar nga simpatizantët demokratë, Basha tha se korçarët nuk po e presin ndryshimin, por po i prijnë atij.

Teksa u shpreh entuziast për pritjen që iu bë nga mbështetësit dhe veçanërisht të rinjtë, kreu i PD premtoi ndryshimin sipas tij të shumëpritur nga të gjithë shqiptarët.

“E di që e keni ndrydhur brenda zemrës dëshirën për ditën që po afron dhe njësoj si dielli nuk do të mbahet më  edhe ju nuk e përmbani dot më dëshirën për ndryshim.

Për një ndryshim rrënjësor që Korça dhe korçarët e presin prej kohësh, një ndryshim që do t’ju rikthej dinjitetin ju simbole të qytetarisë e të krenarisë tonë kombëtare. Ndaj ju falënderoj nga zemra! Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit dhe kudo ku i prihet ndryshimit. Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton!” – tha Basha.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026