Basha viziton Maliq Koshenën: Duhet fond për gjetjen e trupave të të pushkatuarve

26 Nëntor 2023 | 18:51

Kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi familjen e Maliq Koshenës një nga pjesëmarrësit më aktiv në Luftën e Dukatit, 80 vjet më parë.

Në bashkëbisedim me familjarët e Maliq Koshenës, Basha nënvizoi domosdoshmërinë e krijimit të instrumenteve dhe fondeve të posaçme për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar, që regjimi ogurzi komunist i la pa varre.

“Historia jonë meriton të njihet dhe ata që kanë vuajtur torturat çnjerëzorë meritojnë çdo kontribut për të pasur një shoqëri të vetëdijshme si parakusht për suksesin dhe mos përsëritjen e së kaluarës. Ne duhet të dënojmë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe të fusim në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë. Harresa nuk mund të jetë rruga se si ne do të ndërtojmë një vend më të mirë, aq më pak deformimi i të shkuarës por kujtesa e asaj çfarë ka ndodhur. Por ne jemi borxhlinj ndaj atyre që luftuan dhe sakrifikuan gjithçka për lirinë edhe në ditët më të errëta të kombit tonë,” – u shpreh Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026