Bashkëjetesa me PDIU, kreu i PBDNJ-së: Rrethanat politike e imponojnë
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule komentoi koalicionin opozitar, ku pjesë e të cilit është edhe PDIU dhe dallimet mes tyre në kauza janë diametralisht të ndryshme.
Përballë gazetares Ilva Tare në Euronews Albania, z. Dule u shpreh se rrethanat politike e diktojnë një bashkëjetesë të tillë.
“Situata në vendin tonë politike janë situata emergjente dhe situatave emergjente nuk mund tu jenash zgjedhin në mënyrë klasike, ose situatave asimetrike. Rrjedhimisht nuk është kaos se në një koalicion kaq të gjerë që gjenden forcat politike, që midis tyre kanë edhe aspekte të kundërta. Janë kushte politike që imponojnë”, tha ai.
Ai shtoi se PBDNJ-ja ka një aleancë dypalëshe, njërën me PD dhe tjetrën me partitë e tjera që ndodhen brenda koalicionit të gjerë opozitar. Ambiciet e çdo partie brenda koalicionit sipas z. Dule nuk mund të çojnë në përplasje.
“PDBDJ ka një aleancë dypalëshe, me PD dhe brenda koalicionit të gjerë ka dhe një rreth bashkëpunimi me PDK, PR, PAA dhe LZHK. Gjithsecili mund të këtë ambiciet e veta. Jam besnik i platformës sonë, Republikës së Shqipërisë i duhet dimensioni human pa të cilin nuk mund të hedhim hap drejt BE”, shtoi Dule.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës