Bashkëpronar në një kompani kanadeze, vritet me armë zjarri 26-vjeçari shqiptar
Është identifikuar 26-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua për vdekje pranë Carlsbad Springs, në skajin rural juglindor të Otavës në Kanada.
Ai është shtetasi Granit Ahmeti, bashkëpronar në një kompani karrotrecësh në Kanada.
Kompania ku ai punonte reagoi përmes një postimi prekës në rrjete sociale, ku tha se Ahmeti ishte një një i ri mbushur me energji që e dashuronte jetën.
“Ishte një vëlla vetëmohues, partner i dashur dhe miku më i sjellshëm. Energjia dhe buzëqeshja e tij ishin gjithmonë kaq ngjitëse dhe dashuria e tij për jetën ishte e pakrahasueshme. Do të na mungojë më shumë se sa mund të shprehin fjalët”, shkruan në facebook, kompania Canadian Towing.
26-vjeçari u gjet i plagosur me armë zjarri në një adresë në Farmers Way, rreth 20 larg nga qendra e Otavës. Policia e gjeti me shenja jete shqiptarin rreth orës 3:45 të mëngjesit të së shtunës, por ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Policia ka nisur një hetim në lidhje me rastin, ku janë sekuestruar kamerat e bizneseve në zonë me qëllim identifikimin e autorit.
Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, apo ndonjë person i dyshuar që mund të kishte konflikte me të riun shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë