Zhduket pa lënë gjurmë futbollisti, dy javë më parë nënshkroi me klubin kroat
Klubi kroat HNK Gorica, ka raportuar zhdukjen e futbollistit 27-vjeçar, Hamid Abdullah Talal, i cili dy javë më parë u transferua nga hungarezët e ZTE drejt Goricës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, klubi kroat njofton se futbollisti 27-vjeçar është zhdukur pa lënë gjurmë dhe nuk dihet ende asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij.
Të shtunën, më 19 gusht, ishte hera e fundit kur Talal u pa. Ai u largua nga Kroacia për në Budapest për të sjellë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në klubin e tij të ri. Klubi raporton se ka humbur kontaktet me futbollistin dhe kërkon nga kushdo që mund të ketë informacion të lajmërojë policinë.
“Zhdukja është raportuar në policinë hungareze, dhe familja dhe HNK Gorica po kërkojnë nga kushdo që ka ndonjë informacion për Hamed të kontaktojë stacionin apo klubin më të afërt të policisë”, shkruan klubi i HNK Goricës në “Facebook”.
Talal kishte një makinë Porsche të bardhë “Taycan” me targa suedeze, teksa ka pasaportë irakiane dhe suedeze.
Organet ligjzbatuese nuk përjashtojnë mundësinë që futbollisti të jetë rrëmbyer, pasi ai vjen nga një familje e pasur.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani