Bashkëpunimi me Rusinë, SHBA ulimatum qeverive në Bosnjë Hercegovinë

12 Maj 2023 | 18:14

Asnjë qeveri, në asnjë nivel, nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë përderisa ajo vazhdon agresionin ndaj Ukrainës.

Kështu ka komentuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnjë e Hercegovinë, paralajmërimin për forcimin e lidhjeve të Rusisë me Republikën Sërpska, e cila është njëra nga dy entitetet e Bosnjë e Hercegovinës.

Ky koment i Ambasadës Amerikane në Bosnjë e Hercegovinë është bërë më 12 maj, pas pyetjes që Radio Evropa e Lirë ia ka drejtuar lidhur me paralajmërimin e zyrtarëve rus për forcimin e lidhjeve të Rusisë dhe Republikës Sërpska, shkruan rel.

“Lufta brutale dhe me asgjë e provokuar e Rusisë kundër Ukrainës ka theksuar nevojën urgjente që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kryejnë reforma demokratike dhe reforma të tjera të nevojshme për procesin e integrimit në institucionet euroatlantike”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Bosnjë e Hercegovinë, lidhur me kërkesën e Radios Evropa e Lirë që të komentojë deklaratën e zëdhënësit të Kremlit, Dmitry Peskov.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës, përderisa ata ndërtojnë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt në komunitetin euroatlantik të kombeve”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili është nën sanksionet e SHBA-së, do të shkojë në Moskë gjatë këtij muaji, për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026