Bashkëpunimi RMV-Bullgari, Pendarovski: E mirëpresim ndihmën energjitike nga Sofia
Agresioni rus ndaj Ukrainës ka motivuar liderët e vendeve të Ballkanit të përshpejtojnë kërkimet për burime alternative të energjisë dhe reduktimin e rolit të Rusisë si furnizues kryesor me naftë dhe gaz.
Kështu, në forumin e mbajtur në fillim të muajit në Sofie, u promovua gazsjellësi i ri që do të furnizojë jug-lindjen e Evropës nga Azerbajxhani.
“Ai samit ishte interesant sepse u bënë përpjekje, në këndvështrimin tim të suksesshme, për të ulur vartësinë nga gazi rus dhe për të gjetur një furnizues të ri në Azerbajxhan. Kjo do të thotë se gjithë kontinenti do të ulë vartësinë nga gazi rus”, tha Stevo Pendarovski, president i Maqedonisë së Veriut.
Kriza energjetike ka vendosur gjithashtu në një nivel të ri marrëdhëniet Bullgari-Maqedoni e Veriut, të tensionuara së fundmi për konflikte historike.
Në konferencën e mbajtur në Sofie, dy vendet lanë mënjanë historinë dhe diskutuan për të tashmen dhe të ardhmen. Dy presidentët folën për mundësinë që Bullgaria të ofrojë elektricitetin e tepruar për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut.
“Ajo ishte hera e parë në më shumë se dy vitet e fundit që Bullgaria filloi të dërgonte sinjale pozitive ndaj popullit maqedonas, pasi ra dakord të ngrejë një grup pune dhe të gjejë mënyra, pa shkelur rregullat e Komisionit Evropian, për të eksportuar tepricat e elektricitetit që ka. Në mënyrë që këto teprica të mos shkojnë në tregun botëror, por direkte në Maqedoninë e Veriut. Është e vështirë të gjesh këto mënyra, pasi duhet të veprojmë në përputhje me rregullat e BE-së”, u shpreh Pendarovski.
Të përballur me sfidat e nxitura nga kriza energjetike dhe ajo ekonomike, dy presidentët ranë dakord për mbajtjen e një forumi ekonomik në një të ardhme të afërt për të diskutuar zhvillimin e bashkëpunimit, për të përshpejtuar marrëdhëniet social-ekonomike në rajon.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania