Bashkëpunoi për vrasjen e mijëra të burgosurve, vdes 102 vjeç roja i kampit nazist
Ka vdekur në moshën 102-vjeçare personi më i vjetër i dënuar për krime të kryera gjatë Holokaustit. Josef Schütz u shpall fajtor qershorin e kaluar për asistim në vrasjen e mijëra të burgosurve në Sachsenhausen afër Berlinit midis viteve 1942 dhe 1945.
Ai u dënua me pesë vjet burg, por mbeti i lirë ndërsa priste rezultatin e një apeli në Gjykatën Federale të Drejtësisë.
Schütz nuk e pranoi kurrë se ishte roje SS në kampin e përqendrimit. Ai u shpall fajtor për ndihmë dhe nxitje në vrasjen e 3518 personave. Gjithashtu ai ishte bashkëpunëtor në pushkatimin e robërve sovjetikë të luftës dhe në vrasjen e të tjerëve me gazin Zyklon B.
Dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në Sachsenhausen gjatë Luftës së Dytë Botërore nga uria, puna e detyruar, eksperimentet mjekësore dhe vrasja nga SS.
Më shumë se 200,000 njerëz u burgosën, duke përfshirë të burgosur politikë, si dhe hebrenj, romë dhe ciganë.
Schütz asnjëherë nuk shprehu keqardhje gjatë gjyqit të tij, madje ai është shprehur para gjykatës gjermane: “Unë nuk e di pse jam ulur këtu në stolin e mëkatit. Unë s’kam pasur asnjë lidhje me këto ngjarje.”
Pavarësisht emrit të tij dhe detajeve të lindjes që gjenden në dokumentet e një roje SS, ai pretendoi se nuk kishte qenë në kamp dhe pretendonte se në kishte punuar si punëtor ferme.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë