Bashkia e Kavajës nderon Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën, i pranishëm Berisha

17 Janar 2025 | 13:29

Bashkia e Kavajës organizoi, në bashkëpunim me Shoqata e të Përndjekurve Anti-Komunistë  një ceremoni për dekorimin e disa personaliteteve jashtë vendit.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kreu i PD, Sali Berisha i cili vlerësoi gazetarin e Zërit të Amerikës Ilir Ikonomi dhe Beqir Sinën.

“I dashur Fisnik, ke përzgjedhur të nderosh sot edhe personalitete të shquara të shqiptarëve jashtë vendit, Ilir Ikonomin, Beqir Sinën.

Ilir Ikonomi është një nga gazetarët, publicistët, por edhe në fakt edhe historianët më të shquar të vendit.

Zëri i Amerikës luajti një rol të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste si burim i vetëm informimi e inkurajimi i shqiptarëve.

Për shqiptarët, Zëri i Amerikës ishte zëri i të vërtetës. Në rast se asokohe, shumë zëra të tjerë mendonin se Shqipëria duhej të mbetej Kuba e Adriatikut, këtë mendim nuk e kishte Zëri i Amerikës, por as edhe administrata e SHBA.

Zëri i Amerikës ka mbetur një radio dhe televizion i dashur për mbarë shqiptarët.

Arriti të rezistojë, duhet ta themi këtë, mrekullisht edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit që shpërtheu në vendin e madh të lirisë. Qëndroi përsëri zëri i të vërtetës, çka e bën edhe më të admirueshëm për të gjithë shqiptarët këtë organ të informimit nga SHBA.

Ilir Ikonomi ka shkruar disa nga veprat më të arrira për personalitete ndër më të shquarat e historisë tonë kombëtare. Kontributi i tij përbën një rishkrim të historisë, sepse ne kemi pasur fatin e keq të jemi një komb me histori të ndaluar, me histori të falsifikuar, me histori të deformuar.

Veprat e tij kanë paraqitur para publikut të vërteta për personalitetet tona të mëdha, burra që kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në pavarësinë e vendit, në rilindjen tonë kombëtare dhe në shumë fusha.

Ndaj dhe përzgjedhja juaj për të nderuar zotin Ilir është jashtëzakonisht nder për qytetin e Kavajës.

Beqir Sina, përfaqësues i asaj shtrese që u sakrifikua, u martirizua për vlerat më të arrira të njeriut, të asaj shtrese që pas Luftës së Dytë Botërore do përjetonte kampet e përqendrimit, të ngritura me modelin e kampeve naziste, me qëllim të vetëm, shfarosjen e shtresës armike.

Kjo është e vërteta.

Beqir Sina përfaqëson atë shtresë, e cila si elitë e kombit, u projektua të zhdukej, të mos ekzistonte”, tha mes të tjerash në fjalën e tij Berisha.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026