Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë falas për pensionistët

12 Maj 2026 | 19:52

Bashkia e Tiranës do të shtojë pikat e shpërndarjes së aboneve falas për pensionistët. Lajmi është bërë me dije nga kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak.

“Do të shtohen pikat e shpërndarjes së aboneve. Pikat e shërbimit janë të hapura thuajse 16 orë në ditë. Kemi shtuar jo vetëm numrin e ditëve kur aboneja shpërndahet, por edhe numrin e pikave. Shpresojmë që kjo do të ketë një efekt pozitiv sa i përket radhës dhe ngarkesës. Nuk bëhet dot me librezat e pensionit pasi bileta është e një tjetër lloj dokumentacioni”, deklaroi Ristani.

Ristani tha se Bashkia e Tiranës do nisë punë për ndërtimin e një sistemi të ri për të adresuar këtë problematikë në mënyrë më digjitale.

“Bashkia e Tiranës po drafton termat e referencës për një sistem të ri, që do të adresojë këtë gjë në një mënyrë më koherente dhe më digjitale, dhe të shmangim radhët për kohën në vijim. Fatkeqësisht tani jemi të lidhur me një mënyrë të bërit të sistemit dhe po mundohemi ta optimizojmë me shtimin e pikave për shpërndarje”, theksoi Anuela Ristani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026