Bashkimi Evropian dënon sulmin rus në Kiev: BE-ja nuk do të frikësohet

28 Gusht 2025 | 11:13

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se përfaqësimi i tij në Kiev u dëmtua gjatë sulmit masiv të Rusisë ndaj kryeqytetit ukrainas gjatë natës, por shtoi se stafi ishte i sigurt.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, theksuan se sulmi ndaj infrastrukturës civile dhe përfaqësisë evropiane në Kiev nuk do të trembë Bashkimin Evropian.

“Një tjetër natë bombardimi të pamëshirshëm rus goditi infrastrukturën civile dhe mori jetë të pafajshme. Gjithashtu, goditi përfaqësinë tonë në Kiev. Stafi ynë është i sigurt,” tha von der Leyen. Ajo i bëri thirrje Rusisë të ndalë menjëherë sulmet ndaj civilëve dhe të angazhohet në negociata për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë.

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, gjithashtu reagoi duke shprehur trishtimin për sulmet vdekjeprurëse, duke shtuar: “Mendimet e mia janë me viktimat ukrainase dhe me stafin e përfaqësisë së BE-së, ndërtesa e të cilit u dëmtua nga ky sulm i qëllimshëm rus.”

Pavarësisht dëmeve të shkaktuara, Costa theksoi se “agresioni i Rusisë vetëm sa forcon vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj”, duke bërë të qartë se BE-ja nuk do të tërhiqet nga mbështetja për Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë, bllokohet rruga

Protestuesit po marshojnë në pjesën tjetër të pedonales aty ku deputetët shkojnë përpara se të hyjjnë në seancën pleanare. Ka pasur një sinjalizim të protestueve...
11:48 | 02/07/2026

“Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit

Një pjesë e protestuesve u zhvendosën drejt Pedonales ku është hyrja tjetër e Parlamentit, pas raportimeve se një pjesë e deputetëve do të dilnin më...
11:29 | 02/07/2026

Shoqërimi i disa personave, një pjesë e protestuesve shkojnë drejt komisariateve

Një pjesë e protestuesve të mbledhur para Parlamenti janë zhvendosur drejt komisariatit nr. 4 dhe komisariati nr. 1 ku i shoqëruan disa nga protestuesit. Protestuesit...
11:08 | 02/07/2026