Bashkimi Europian hap negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë

14 Dhjetor 2023 | 19:05

Ditën e sotme liderët e Bashkimit Europian kanë vendosur që të hapin negociatat e anëtarësimit në Union me Ukrainën dhe Moldavinë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, presidenti i  Këshillit Europian, Charles Michel, tha se ky është një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe kontinentin europian.

BE gjithashtu i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat, pasi më parë i ishte mohuar kjo kërkesë.

“Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë,” tha Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian.

Për më tepër, sipas njoftimit, BE “do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit”.

Postimi në “X”:

Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën & Moldavia.

#EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë.

Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026