Bashkimi Sovjetik ‘ëndrra’ e Putin, Moska anulon dekretin e pavarësisë së Moldavisë
Presidenti rus, Vladimir Putin, nisi të zbuloj plane për të aneksuar territore të vendeve të tjera përveç Ukrainës.
Putin tha se Rusia po lufton për tokat e saj “historike” në Ukrainë.
Këto deklarata ai i bëri gjatë një tubimi patriotik të organizuar në Moskë, në mbështetje të ofensivës në Ukrainë. Ekspertët mendojnë se synimi i radhës është Moldavia dhe Bjellorusia.
Presidenti Rus ka anuluar dekretin e vitit 2012, që mbështet pjesërisht sovranitetin e Moldavisë.
Behet fjalë për rajonin e Transnistrisë– një rajon separatist gjendet në kufi me Ukrainën dhe ku Rusia ka trupat e saj.
Urdhri për anulimin e këtij dokumenti të vitit 2012 u publikua në ueb-faqen e Kremlinit dhe në të thuhej se vendimi u mor për të “siguruar interesat kombëtare të Rusisë në lidhje me ndryshimet e thella që po ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Kremlini ka thënë se raportet e Rusisë me Moldavinë – shtet, që javën e kaluar zgjodhi një qeveri të re pro-perëndimore që u zotua se do t’i bashkohet BE-së – janë shumë të tensionuara. Moska akuzoi Moldavinë se po ndjek një agjendë anti-ruse.
Në dekretin e vitit 2012 thuhej se Rusia do të kërkonte mënyra për të zgjidhur çështjen e rajonit separatist “bazuar në respektimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe statusit neutral të Republikës së Moldavisë në përcaktimin e statusit të posaçëm të Transniestërit”.
Po keshtu Rusia planifikon ta aneksojë Bjellorusinë deri më 2030, sipas një dokumenti që rrodhi nga zyra e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe i cili është siguruar nga gazetarët e disa mediave në botë.
Sipas dokumentit, synimi përfundimtar është bashkimi i Rusisë me Bjellorusinë, jo më vonë se viti 2030.
Në kuadër të planit përfshihet forcimi i sentimentit pro-rus, zgjerimi i prezencës ushtarake ruse atje dhe lehtësimi i procedurave për pajisje me pasaporta ruse.
Qëllimi përfundimtar, sipas raportimeve të mediave, është që të krijohet një “shtet i përbashkët” nën udhëheqësinë ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh