Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

23 Qershor 2025 | 11:35

Vjeshta nuk do të jete vetëm stina e krijimit të qeverisë së re por edhe stina e një procesi të dytë zgjedhor. Qytetarët e Matit, Beratit dhe Tepelenës do të thirren për herë të dytë para kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, pasi të vjetrit u bënë deputetë.

Sekretar i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, deklaroi se vjeshta është periudha e përshtatshme për ta kryer procesin zgjedhor në bashkitë e mbetura pa kryetar.

“Të tre bashkitë padyshim duhet të shkojnë në zgjedhje edhe besoj periudha e përcaktuar në kod pra vjeshta, është periudha e përshtatshme për ta kryer këtë proces”, tha Klosi.

Ende pa u vulosur vota e 11 majit, Partia Socialiste është në përgatitje të garës së dytë elektorale për 2025-ën. Të njëjtën gjë nuk mund të themi për Partinë Demokratike që është në betejë për të vërtetuar se zgjedhjet parlamentare ishin një farsë elektorale.

“Tre bashkitë të cilat janë në garë pas dorëheqjes së tre kryetarëve, janë në planet organizative të PS-ës dhe shkojmë për t’i fituar të treja bashkitë. Kemi filluar, të paktën në Mat për përzgjedhjen e kandidaturave, për rifreskimin e strukturës elektorale, por besoj edhe Berati dhe Tepelena. Pasi të shpallet data nga presidenti ne do të jemi të gatshëm të garojmë dhe t’i fitojmë të treja bashkitë”, deklaroi Klosi.

Përveç tre bashkive, Matit, Beratit dhe Tepelenës, në vjeshtë më gjasë do të shkojë edhe bashkia më e madhe dhe e rëndësishme, e Tiranës. Prej shkurtit kryebashkiaku Erion Veliaj është në burg dhe i arrestuar.

Ligji për qeverisjen vendore parashikon se tre muaj pasi kryetari i bashkisë nuk paraqitet fizikisht në detyrë, Këshilli Bashkiak duhet të mblidhet dhe të vendosë për ndërprerjen e mandatit të Erion Veliaj. Deri më tani një vendim i tillë nuk është marrë edhe pse afatet ligjore janë tejkaluar.

Edhe në rastin e tre bashkive të tjera zgjedhjet për kryetarët e rinj do të zhvillohen në shkelje të afateve kushtetuese.

Ligji parashikon si afat detyrues për zhvillimin e tyre deri në 45 ditë nga momenti i njoftimit të dorëheqjes nga Agron Malaj, Ervin Demo dhe Tërmet Peçit. Kanë kaluar më shumë se tre muaj dhe asnjë prej institucioneve këshilli i ministrave dhe presidenti nuk janë vënë në lëvizje.

Burime për Euroneës Albania bëjnë me dije se data e zgjedhjeve të pjesshme vendore, ku përfshihet edhe bashkia Tiranë do të përcaktohet pasi Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai kërkon rrëzimin e masës arrest me burg të dhënë nga apeli i GJKKO-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të enjte shënohet dita e 33-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:42 | 02/07/2026