Baton Haxhiu: Arsyeja e rezultatit të dobët të LVV është vetë Kurti
Analisti Baton Haxhiu thotë se rezultati i dobët i Lëvizjes Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale ka si fajtor vetë Albin Kurtin.
Ai tha se kjo vjen pasi “projektimet e tij i ka ndërtuar mbi premtime dhe qëndrime që nuk i mban dot”.
“Arsyeja është Albin Kurti vetë. Projektimet e tij i ka ndërtuar mbi fjali dhe premtimet që nuk mund t’i mbajë”, tha z. Haxhiu.
Sipas analistit kreu i LVV ka hedhur poshtë 20 vjet të investuara në marrëdhëniet ndërkombëtare në 8 muaj në pushtet.
“Këtë herë qytetarët e Kosovës e kanë votuar për racionalitetin dhe largimin e politikanit si mit dhe kthimin e politikanit në realitet. Një politikan nuk mund të ketë guxim pa arsye dhe nuk mund të nxisë akte dhe veprime pa arsye”, deklaroi Baton Haxhiu.
Ndryshe mendon analisti Andi Bushati, i cili thotë se LVV nuk mund të quhet parti e dështuar kur mbetet ende parti e parë.
“Nuk ka marrë votat e 14 shkurtit dhe shyqyr që nuk i ka marrë ato vota”, tha ai.
Sipas Bushatit ndikimi i fitores së LVV në zgjedhjet e fundit parlamentare janë ndjerë tek dy partitë opozitare LDK dhe PDK pasi Kurti ka arritur që të krijoi një frymë politike.
Bushati tha se qeveria “Kurti” është e vetmja qeveri që nuk ka asnjë skandal korrupsioni dhe shtoi se kjo gjë është luks për rajonin tonë, ndërsa Haxhiu tha se kjo vjen për shkak të pandemisë dhe qeveria ka organizuar vetëm dy tenderë.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania