Baton Haxhiu bën llogaritë se sa vota i duhen PD dhe LSI për të fituar zgjedhje
Baton Haxhiu thotë se për të fituar zgjedhjet e 25 prillit, opozita duhet të shtojë rreth 100 mijë vota në total në mënyrë që të sigurojë 71 mandate që i duhen për të formuar qeverinë.
Duke bërë përllogaritje matematikore, sipas analistit Partisë Demokratike duhet që të rritet me 95 mijë vota më shumë krahasuar me rezultatin e vitit 2017, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim të ruajë rezultatin që kishte.
“PD i duhen afërsisht 95 mijë vota dhe LSI të mbetet aty. Në perceptim mund të themi se faji i PS është aq i madh sa që të arrihet në aq vota. Publiku nuk po thotë se ka aq faj (PS). Nëse LSI ka këto pikë që tregon sondazhi, atëherë do të humbë rreth 70-80 mijë vota që do të shkojnë tek të gjitha”, deklaroi z. Haxhiu.
Sipas analistit opozita nuk e ka në favorin e saj kohën dhe se sikur të arrijë të bindë të pavendosurit nuk do të mjaftojë për të përmbysur rezultatin më 25 prill.
“Matematikisht është e vështirë. Duhet një përkrahja e jashtëzakonshme që opozita të arrijnë, është shumë vonë për njerëzit e pa përcaktuar dhe nuk është e mjaftueshme që vetëm ata të kalojnë këtej”, tha z. Haxhiu.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit