Baton Haxhiu: Kjo është gara e parë e Bashës për lider, deri tani ka qenë vetëm kryetar
Analisti Baton Haxhiu tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania se beteja e Lulzim Bashës si lider i Partisë Demokratike është kjo që po bën tani ndaj Sali Berishës, pasi deri tani ka qenë vetëm kryetar.
Sipas tij, pavarësisht mungesës së guximit nga Basha për të hapur betejën ndaj berishizmit nga 2013 deri sot, ai ka të drejtë në betejën që ka ndërmarrë.
“Kam shumë vërejtje ndaj Bashës nga 2013-2021 që nuk ka hapur betejën ndaj Sali Berishës dhe berishizmit. E bën tani për herë të parë, pasi është gara e tij e parë për lider të PD; deri tani ka qenë vetëm kryetar, jo lider. Lideri ka qenë prapa shpinës së tij. Gjëja e parë që duhet të bëjë Basha tani është të vrasë liderin që të përballet me kryetarin. Që ka të drejtë në këtë betejë, nuk kam asnjë dilemë”, tha analisti.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit