Baton Haxhiu: Kosova ka frikë se humbet sovranitetin duke hyrë në Open Balkan
“Open Balkan”, ka qenë sërish temë diskutimi mes analistëve Andi Bushati dhe Baton Haxhiu në emisionin “Shock” në Euronews Albania.
Sipas analistit Haxhiu kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka pasur një gjuhë të matur për këtë iniciativë duke mos dashur të dëmtojë interesat e tri vendeve që janë bërë pjesë e nismës.
Baton Haxhiu thotë se refuzimi i Kosovës për t’u bërë pjesë vjen për shkak të frikë se humbet një pjesë të sovranitetit të saj dhe shndërrohet më shumë në një zgjatim të Shqipërisë.
Andi Bushati duke rënë dakord me idenë se nga kjo nismë e pësojnë vendet e vogla, theksoi se ndaj Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina kërkojnë nisma që drejtuara nga Bashkimi Evropian.
Edhe pse e cilësoi dështim procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën, Bushati tha se për shkak se “Evropa është një katastrofë për shqiptarët, ne nuk duhet të biem në gjunjët e Vuçiçit”.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë