Baton Haxhiu: SHBA i kërkoi Britanisë së Madhe të shpallë ‘non grata’ Berishën
Për analistin Baton Haxhiu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndikuar në vendimin e Britanisë së Madhe për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se SHBA-të janë aleati i madh i Britanisë së Madhe dhe i kanë kërkuar që të vendosin sanksione ndaj Berishës.
Sipas tij, SHBA-të nuk arritën sukses që të shkëputin elektoratin demokrat nga Berisha pas shpalljes ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit, në maj të vitit 2021.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si duket nuk kanë pasur sukses të bindin foltoren dhe foltoret se diçka serioze po ndodh në politikën shqiptare dhe nuk e durojnë ata përçmimin që u bëhet atyre për vendimin që morën. Me siguri, nuk e kanë gjetur hapësirën evropiane apo të shteteve evropiane mjaftueshëm për ta përkrahur idenë e tyre, për arsye se si koncept shtetet evropiane e kanë të vështirë termin ‘non grata’.
Dhe e kanë gjetur Britaninë sidomos për faktin se ajo është jashtë Komunitetit Evropian. Britania e Madhe është aleat i vjetër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo është një goditje e cila me siguri është kërkuar nga aleati i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, sipas Haxhiut.
Sali Berisha deklaroi këtë të premte se i është ndaluar hyrja në territorin e Britanisë së Madhe. Sipas tij, vendimi është në vazhdën e shpifjeve të sponsorizuara nga Soros.
Arsyetimi që Berisha kishte marrë për këtë vendimi ishin lidhjet me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Britani dhe korrupsioni.
Pavarësisht se vendimi është konfidencial, Berisha theksoi se e bëri publik për qytetarët shqiptarë me të cilët ka qenë gjithnjë i vërtetë.
LEXONI GJITHASHTU
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë