Bayern, 4 lojtarë drejt largimit, situatë e paqartë tek gjermanët
Një ndër skuadrat më të mirë në Evropë, si dhe pretendente për fitimin e Champions League është Bayern Munchen, por në skuadër nuk ka harmoni.
Që prej afrimit të Thomas Tuchel si trajner, largimit të Nagelsmann apo eliminimit nga Liga e kampionëve në sezonin e shkuar, për të vijuar më tej me 2 herë nga Kupa, gjërat nuk po shkojnë siç duhet.
Sipas medias gjermane “Bild”, në skuadër ka shumë probleme, që me sa duket nuk po sheshohen. 4 futbollist pritet të largohen vitin e ardhshëm, ndërsa thashetheme ka edhe për një shkarkim të trajnerit të skuadrës. Ky i fundit kërkon dorë të lirë për të larguar disa prej yjeve e konkretisht Sane, Coman, Kimmich dhe mbrojtësin e majtë Alphonso Davies. Një vendim i tillë do të shkaktonte polemika, sidomos kur vetë pozitat e trajnerit Tuchel janë të lëkundura.
Pavarësisht se drejtuesit i kanë dhënë besim deri më tani, largimi i dyshes Kahn-Salihamidzic konfirmoi se asnjë nuk është i paprekshëm dhe ndoshta ky është një sinjal për ish-teknikun e Chelsea e PSG. Këtë sezon bavarezët u eleminuan në mënyrë të turpshme nga Kupa e Gjermanisë, ndërsa luftojnë për fitimin e Bundesligës dhe Ligës së Kampionëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta