Champions League| Man Utd pa identitet, fitojnë Bayern, Real dhe Inter
Manchester United mund të konsiderohet padyshim dështimi i së mërkurës në Ligën e Kampionëve, pasi u mposht në transfertën e Kopenhagenit.
Një përballje që prodhoi 7 gola, me fitues danezët, duke rikthyer shpresat për kualifikim tek këta të fundit. Anglezët arritën të shënojnë në dy gola në fraksionin e parë, por kartoni i kuq i Rashford bëri që të mbeten me 10 futbollistë, e më pas rikthehen ekuilibrat. Rezultati përfundimtar u regjistrua 4-3.
Në të njëjtin grup Bayern mposhti Galatasarayn me një dopietë të Kane, i cili shkon në kuotën e 4 golave. Bavarezët mundën të sigurojnë kualifikimin menjëherë.
Një tjetër ekip që lë pas fazën e grupeve është Reali i Madridit që likujdoi Bragën në shtëpi. Të besuarit e Ancelottit shënuan një fitore 3-0 me golat e Diaz, Vini Jr dhe Rodrigo. Napoli u ndal në shtëpi nga Union ii Berlinit në barazim 1-1 edhe pse kaloi i pari në avantazh.
Në grupin D gjërat duke nmë të thjeshta, teksa krahas Interit, kualifikimin e siguroi dhe Real Sociedad. Spanjollët mposhtën në shtëpi Benfican me rezultat 3-1, por shpërdoruan dhe një penallti. Sa i përket zikaltërve, mjaftoi goli i Lautaro Martinez për të marrë 3 pikët e radhës, me vlerë kualifikimi.
Fitorja në Londër, nuk i jep të drejtë Arsenalit të kalojë menjëherë grupet, teksa i duhet dhe ndeshja e radhës për ta siguruar dicka të tillë. Topcinjtë triumfuan ndaj Sevillas me golat e Saka e Trossard, teksa të njëjtë gjë bëri dhe PSV ndaj Lens, duke fituar minimalisht.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta