Ndeshja Kosovë-Izrael do të zhvillohet me tifozë

8 Nëntor 2023 | 08:55

Njëzet e tetë ditë pas planit fillestar, 22 futbollistë të Kosovës dhe Izraelit do të shkelin në fushën e gjelbër të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 12 nëntor.

Në përkrahje të tyre do të jenë edhe rreth 14 mijë tifozë – nëse shiten të gjitha biletat.

Se ndeshja do të zhvillohet me praninë e tifozëve e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

“Pas mbledhjes me UEFA-n [Federatën Evropiane të Futbollit], është marrë vendimi që ndeshja të zhvillohet me tifozë”, tha Ademi.

Ai shtoi se do të merren të gjitha masat e parashikuara me rregulloret e UEFA-s, që ndeshja të mos përcillet me ndonjë incident të mundshëm.

Mundësia që ndeshja të zhvillohej pa praninë e tifozëve u përfol në rrjetet sociale, pasi që Kosova – vend me shumicë myslimane – do të mund të gjobitej dhe ndëshkohej nga UEFA, nëse në stadium do të ndodhte ndonjë incident, shkaku i luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit militant që kontrollon Rripin e Gazës.

Në Kosovë u organizuan disa marshe në mbështetje të palestinezëve në Gazë, ndërsa u nderuan edhe viktimat në Izrael.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026