Bayerni fitore mes spektaklit, Lautaro shpëton Interin nga disfata

21 Shtator 2023 | 12:43

Gola, spektakël dhe në fund një fitore që gëzon gjermanët, kjo ishte panorama në supersfidën e së mërkurës në Champions, mes Bayernit të Mynihut dhe Manchester United. Bavarezët zhvilluan një paraqitje pozitive, ndërsa në anën tjetër djajtë u kundërpërgjigjën në disa momente, teksa ishin shumë pranë barazimit. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-0 me golat e Sane e Gnabry, ndërsa në të dytën anglezët ngushtuan diferencën.

Në vijim erdhën dhe 4 gola të tjerë, nga dy për secilin ekip. Në të njëjtin grup, Galatasaray barazoi me Kopenhagenin. Nënkampionët e Evropës kanë shmangur humbjen pas një goli të Lautaro Martinez, me Real Sociedad që shënoi e para. Në grupin D, Salzburgu mposhti Benfican 0-2.

Arsenali është rikthyer me 4 gola në ligën e më të mirëve, ndërsa mori një fitore të lehtë ndaj PSV. Të besuarit e Artetës dominuan që në pjesën e parë me 3 gola, ndërsa fitorja u vulos nga Odegaard. Përballja mes Sevillas dhe Lensit u mbyll në shifrat 1-1.

Një gol i Bellingham në limite id ha 3 pikë Realit në ndeshjen e parë të grupeve të Champions. Madrilenët renditen të dytët në grup, pasi në sfidën tjetër edhe Napoli regjistroi fitore. Kampionët në fuqi të kampionatit Italian mposhtën Bragën 1-2.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026