Shumica e futbollisteve spanjolle i japin fund bojkotit

20 Shtator 2023 | 13:58

Shumica e skuadrës spanjolle të femrave kanë rënë dakord t’i japin fund bojkotit të tyre, thotë Sekretari i Shtetit për Sportin, Victor Francos.

Marrëveshja u arrit në orën 05:00 të së mërkurës pas më shumë se shtatë orësh takime.

Francos tha se federata spanjolle e futbollit (RFEF) ishte angazhuar për “ndryshime të menjëhershme dhe të thella”.

2 nga 23 lojtaret e emëruara në skuadër për ndeshjet e Ligës së Kombeve të këtij muaji, Mapi Leon dhe Patri Guijarro, janë larguar nga skuadra.

Pjesa tjetër e lojtarëve filluan bojkotin pasi presidenti i atëhershëm i RFEF, Luis Rubiales, puthi sulmuesen Jenni Hermoso pas triumfit të Spanjës ndaj Anglisë në finalen e Kupës së Botës për femra më 20 gusht.

Puthja, për të cilën Hermoso tha se nuk ishte konsensuale, çoi në dorëheqjen e Rubiales, ndërsa menaxheri i Spanjës Jorge Vilda u shkarkua.

Spanja do të luajë me Suedinë të premten dhe me Zvicrën të martën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026