Skandal seksual tek Reali, 4 futbollistë në polici, e përfshirë një vajzë e mitur
Reali i Madridit është tronditur nga një skandal seksual në të cilin janë përfshirë 4 futbollistë. 1 lojtar i skuadrës Castilla dhe 3 të Real Madrid C kanë filmuar një video me përmbajtje erotike me një vajzë të mitur, ndërsa më pas e kanë shpërndarë atë në rrjetet sociale. Kjo ka bërë që në drejtim të policisë së shtetit të ketë një denoncim, me këta të fundit që kanë ndërmarrë veprimet ligjore.
Personat në fjalë, të cilët konfirmohen se janë futbollistë pikërisht të Realit të Madridit, janë thirur dhe kanë deklaruar në lidhje me skandalin. Më pas ata janë lënë të lirë deri në përfundim të hetimeve, ndërsa Los Blancos i ka pezulluar në një afat të pacaktuar. Fillimisht kanë qenë mediat spanjolle ato të cilat kanë publikuar lajmin, ndërsa më pas e ka konfirmuar dhe vetë skuadra madrilène.
Në një njoftim në faqen zyrtare të klubit, thuhet se 4 lojtarë kanë dhënë deklaratë në Gardën Civile, kjo pas shpërndarjes së bërë të një videoje me përmbajtje erotike. Më tej konfirmohet se ngjarja nuk ka të bëjë me lojtarët e skuadrës A të gjigantëve evropianë, por vetëm personat, emrat e të cilëve ende nuk janë publikuar. Në përfundim të hetimeve, pritet një njoftim më i hollësishëm për skandalin në fjalë.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë