Ofendimet ndaj Maguire, reagon e ëma e futbollistit: Po shkon përtej futbollit

14 Shtator 2023 | 18:39

Qendërmbrojtësi i 3 luanëve, Harry Maguire po kalon një periudhë jo pozitive në karrierën e tij, ndërsa ka qenë sërish në qendër të kritikave. Së fundmi 30-vjeçari është kritikuar nga tifozët dhe mediat, madje ku ka pasur dhe kërcënime ndaj tij.

Fyerjet e vazhdueshme ndaj tij kanë bërë që të reagojë dhe e ëma, Zoe Maguire, e cila ka pohuar se është diçka aspak normale.

“Si nënë, mendoj se është e turpshme të shohësh sa shumë komente negative, abuzive dhe fyese po vijnë në drejtim të djalit tim, janë komente të cilat vijnë nga fansat dhe nga mediat. Kjo për mua është e papranueshme ndaj dikujt që lufton shumë për klubin dhe kombëtaren e tij”, tha ajo.

Më tej, ajo ka pohuar se çështja ka kaluar përtej futbollit.

“Isha në tribunë si gjithnjë dhe është e papranueshme ajo çfarë vjen prej andej. E kuptoj se futbolli është me ulje dhe ngritje, por ajo çfarë po përjeton Harry shkon përtej futbollit. E urrej të shoh një tjetër prind në pozitat e mia. Harry ka një zemër të madhe dhe është shumë i fortë psikologjikisht, e përballon të gjithë këtë”,  u shpreh nëna e futbollistit.

Në përballjen e fundit ndaj Skocisë, 30-vjeçari shënoi një autogol, ndërsa Anglia arriti të triumfonte 1-3. Në atë moment tifozët shpërthyen në fërshëllima e ofendime ndaj Maguire, duke bërë që ky i fundit të humbiste edhe më tej qetësinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026