Bayerni zyrtarizon portierin zviceran, Yann Sommer blerja më e re e kampionëve

19 Janar 2023 | 18:30

Yann Sommer është zyrtarisht portier i Bajernit të Mynihut. Firma me 34-vjeçarin është konfirmuar gjatë kësaj të enjteje, ku është bërë dhe prezantimi në ambientet e klubit. Tratativat mes dy skuadrave kanë zgjatur për më tepër se 1 muaj, teksa tashmë gjithçka është zyrtare, Sommer do të mbrojë portën e bavarezëve deri në vitin 2025.

Dëmtimi i Manuel Nojer bëri që bordi drejtues i Bayernit të hidhte sytë drejt merkatos për të transferuar një portier. Emri më i lakuar ishte ai i zviceranit, kjo dhe për faktin se 26-vjeçari Nybel, i huazuar tek Monaco, refuzon të kthehet në Mynih.

Në një situatë të tillë, gjermanët duhet të vepronin shpejt, teksa zyrtarizimi i Sommer duket një hap i mirë. Edhe pse në moshën 33-vjeçare, Yann Sommer gëzon një formë të jashtëzakonshme. Gardiani shkëlqeu në kupën e botës me kombëtaren helvete, duke zhvilluar paraqitje shumë të mira. Po ashtu edhe tek Gladbahu ishte pjesë e formacionit bazë, ku kishte fituar besimin e drejtuesve. Bayerni i Mynihut ka pasur gjithmonë probleme në portë, pas dëmtimeve të shpeshta të Nojer. Tashmë gjithçka duket se është zgjidhur dhe gjermanët do të luftojnë për fitimin e trofeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026