BE 560 makina për 1000 banorë, ja cili shtet kryeson

19 Janar 2024 | 07:10

Në Bashkimin Evropian në vitin 2022 kishte mesatarisht 560 vetura për 1000 banorë dhe numri mesatar i veturave për banor u rrit me 14.3 për qind nga viti 2012 deri në vitin 2022, njoftoi Eurostat në faqen e tij të internetit.

Italia kryeson listën me 684 makina për 1000 qytetarë, e ndjekur nga Luksemburgu me 678 automjete, Finlanda me 661 automjete dhe Qiproja me 658 automjete.

Letonia është në fund të listës me 414 makina për 1000 qytetarë, e ndjekur nga Rumania me 417 automjete dhe Hungaria me 424 automjete.

Të dhënat tregojnë se rritja më e madhe e numrit të automjeteve nga viti 2012 deri në vitin 2022 në Bashkimin Evropian është shënuar në Rumani, me 86,2 për qind, Kroaci 44,8 për qind, Hungari 40,9 për qind, Sllovaki 40,1 për qind dhe Estoni 39,7 për qind.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026