BE arrin marrëveshje me Izraelin për të zgjeruar qasjen e Gazës në ndihma
Bashkimi Evropian ka arritur të enjten marrëveshje me Izraelin për të rritur qasjen e Gazës në ndihma, çka nënkupton se më shumë kamionë mund të hyjnë atje si dhe të hapen pika tjera kalimi, ka thënë kryediplomatja e bllokut evropian, Kaja Kallas.
“Sot, ne kemi arritur marrëveshje me Izraelin për të zgjeruar qasjen në ndihmë humanitare në Gazë”, ka shkruar Kallas përmes një postimi në X.
“Marrëveshja nënkupton më shumë pikëkalime, ndihma dhe kamionë me ndihma në Gazë, për riparim të infrastrukturës vitale dhe mbrojtje të punëtorëve të ndihmës. Ne llogarisim në Izraelin për ta zbatuar çdo masë për të cilën jemi pajtuar”, ka shkruar mes tjerash Kallas.
Dy milionë banorët e Gazës janë duke u përballur me kushte të rënda humanitare pasi Izraeli ka kufizuar hyrjen e ndihmave teksa e lufton Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.
Përmes një komunikate, Kallas ka thënë se masat “do të zbatohen në ditët në vijim, me idenë që ndihma duhet t’i dorëzohet direkt popullit”.
Ajo ka thënë se në mesin e masave përfshihet “rritja e numrit të kamionëve me ndihmë ushqimore dhe joushqimore në Gazë, hapja e më shumë pikave të kalimit, përfshirë rihapjen e rrugëve prej Jordanisë dhe Egjiptit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re
Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat
Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!
- 12:12 Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re
- 12:07 BE kërkon rregulla më të forta për fëmijët në mediat sociale
- 12:06 Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të
- 12:02 Francë, zjarri shkatërron 800 hektarë pyll pranë Fontainebleau pranë Parisit, mbi 1000 banorë në rrezik (VIDEO)
- 11:58 Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare
- 11:46 Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit