BE dhe NATO dënojnë ashpër sulmin në Rusi ku u vranë 140 persona
Sulmi i mbrëmshëm në periferi të Moskës në Rusi, duket se ka tronditur edhe njëherë botën. Reagime kanë ardhur nga figurat më të rëndësishme të globit të cilët e kanë dënuar me ashpërsi këtë ngjarje të rëndë ku sipas BBC, humbën jetën 133 persona ndërsa janë plagosur mbi 140.
Shefi i politikës së BE-së, Josep Borrell, ka shpërndarë një postim në X, (i njohur më parë si Twitter), duke dënuar “sulmin e urryer të kryer jashtë Moskës mbrëmë”. Ai vazhdon duke thënë se “terrorizmi ka shënjestruar përsëri njerëzit e pambrojtur. Komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë i bashkuar fort kundër plagës së terrorizmit”.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen gjithashtu ka “dënuar fuqishëm” sulmin kundër civilëve “të pretenduar nga Shteti Islamik” në një postim në X. “Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre gjatë kësaj kohe tragjike. “shton ajo
“Ne dënojmë pa mëdyshje sulmet që synojnë pjesëmarrësit e koncerteve në Moskë. Asgjë nuk mund të justifikojë krime të tilla të tmerrshme. Ngushëllimet tona më të thella për viktimat dhe familjet e tyre”,-tha zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah në një postim në X.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk , ka thënë në X se vendi i tij “dënon fuqishëm sulmin brutal” dhe shpreson se “kjo tragjedi e tmerrshme nuk do të bëhet pretekst për askënd që të përshkallëzojë dhunën dhe agresionin”.
Rexhep Tajip Erdogan, presidenti i Turqisë gjithashtu e ka dënuar ashpër sulmin dhe i ka dërguar ngushëllime “popullit dhe qeverisë ruse”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin