Pamjet brenda masakrës në sallën e koncerteve në Moskë, si u vranë 140 persona
Së paku 140 persona u vranë gjatë një sulmi terrorist në Moskë, pasi sulmues të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të kryeqytetit rusë, thanë zyrtarët rus.
Në rrjet po qarkullojmë video të shumta ku shihen momentet e tmerrit, ku persona të armatosur qëllojnë ndaj spektatorëve të pranishëm në sallë.
Sulmi, i marrë përsipër nga Shteti Islamik, është më i rëndi që ndodh në Rusi që prej pengmarrjes në një shkolle në Beslan në vitin 2004.
Agresorët, të veshur me rroba kamuflazhi, hapën zjarr ndaj të pranishmëve pak përpara se grupi rok i epokës para sovjetike, “Picnic”, të performonte në sallën me 6.200 vende në Krokus City Hall.
Pamje të publikuara tregojnë njerëz që ngrihen nga sediljet e tyre dhe vrapojnë drejt daljeve, ndërsa në sfond dëgjohen të shtëna dhe klithma.
Gjithashtu, terroristët përdorën edhe bomba molotov dhe shumë shpejt, godina u përfshi nga flakët.
Autoritetet ruse, që nisën një hetim mbi ngjarjen duke e klasifikuar atë si sulm terrorist, druhen se bilanci i viktimave mund të jetë më i rëndë.
Ato kanë saktësuar se krahas të vdekurve janë edhe rreth 145 të plagosur, nga të cilët 40 janë në gjendje kritike në spital.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme