BE dhe SHBA bien dakord të përjashtojnë nga SWIFT disa banka ruse
Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar deklaruan të shtunën se do të përjashtojnë disa banka ruse nga sistemi ndërkombëtar SWIFT, ndëshkim i cili pritet të jetë më efikas sesa sanksionet ekonomike.
Disa aleatë të Europës kanë shprehur shqetësimin se shkëputja e bankave ruse nga sistemi i transaksioneve financiare globale do të sillte pasoja ekonomike , raportoi media amerikane Axios.
“Së pari, ne angazhohemi që të garantojmë se disa banka ruse do të përjashtohen nga sistemi i mesazheve SWIFT”, thuhej në deklaratën e tyre të përbashkët.
“Kjo do të garantojë shkëputjen e këtyre bankave nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe do të ulë mundësitë e tyre për të kryer aktivitete në mbarë botën”.
“Së dyti, ne angazhohemi në vendosjen e masave kufizuese që do të parandalojnë Bankën Qendrore ruse që të përdorë rezervat e saj ndërkombëtare në forma që cenon impaktin e sanksioneve tona”, thuhej më tej në deklaratë.
Një ndër bankat e shënjestruara është edhe Banka Qendrore e Rusisë.
Sistemi SWIFT është një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiarë në të gjithë botën.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane
Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy
Mijëra palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane
- 16:18 Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar
- 16:08 Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy
- 16:00 Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet
- 15:48 Mijëra palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit