BE dhe SHBA kundër kryeprokurorit të ri të Kosovës

7 Prill 2022 | 15:26

Organizatat që merren me monitorimin e sistemit të drejtësisë kanë reaguar pas votimit unanim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për zgjedhjen e Blerim Isufaj si kryeprokuror i shtetit.

Reagimit i janë bashkuar edhe ambasadorët e Shteteve e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, të cilët kanë kritikuar procedurën e përzgjedhjes së kandidatit për kryeprokuror të shtetit.

Nëpërmjet një reagimi të përbashkët, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Lëvizja FOL, thanë se që prej mesit të marsit kanë publikuar një raport për shkelje gjatë procesit vlerësues të kandidatëve për kryeprokuror.

Ata kanë thënë se paneli vlerësues i kishte vlerësuar kandidatët në mënyrë të pabazuar “duke cenuar meritokracinë e procesit” dhe rekomandojnë që i tërë procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të kryeprokurorit të ri të shtetit të anulohet dhe të përsëritet.

Sipas procedurave, nominimi i Blerim Isufajt duhet të dekretohet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës

Kosova mund të bëhet shumë shpejt me Kryeprokuror të Shtetit, pas tre vitesh funksionimi me ushtrues detyre në këtë pozitë të rëndësishme. Në mbledhjen e...
20:41 | 13/07/2026

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë...
20:06 | 13/07/2026

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Dirk Schübel është emëruar Përfaqësues i ri Special i Bashkimit Evropian për Kosovën. Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat...
12:44 | 13/07/2026