BE diskuton akordet tregtare, unioni frikë për dëmtimin e tregjeve të brendshme

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktivistët e “Greenpeace” kanë pritur ministrat e Tregtisë të BE-së me një protestë të enjten në Bruksel.

Në agjendë janë marrëveshjet e tregtisë së lirë që 27 vendet anëtare po negociojnë, përfshirë atë me bllokun amerikano-jugor të njohur si Merkosur.

Por bisedimet nuk u kufizuan me aq. Në tryezë ishin edhe diskutimet për marrëveshjet me Indinë, Indonezinë dhe Australinë.

- Advertisement -

Kjo tregon se sa marrëveshje janë në diskutim, por ende të paratifikuara. Disa vende të BE-së po vënë në dyshim dobishmërinë dhe vlerat e këtyre akordeve, që në njëfarë mënyre po shkaktojnë lodhje.

“Mendoj se termi ‘lodhje’ është i përshtatshëm”, tha Ville Skinnari, ministër i Tregtisë së Finlandës.

Sipas ministrit francez për Tregtinë me Jashtë, kjo lodhje mund të shpjegohet me nevojën për të mbrojtur interesat evropiane.

“Marrëveshjet duhet të miratohen pa vënë në rrezik sektorët tanë. I referohem në veçanti sektorit të agrikulturës. Duhet të jemi vigjilentë dhe nga ky këndvështrim koha që kërkojnë negociatat duhet përdorur për të arritur kompromise të pranueshme si nga shtetet, edhe nga opinioni publik”, shprehet Olivier Becht, ministër për Tregtinë me Jashtë, Francë.

Për BE-në, këto marrëveshje janë një sinjal që u dërgohet partnerëve ndërkombëtarë për të treguar mbështetjen ndaj multilateralizmit. Por disa duan ta ngadalësojnë këtë dinamikë.

“Mendoj se kjo situatë është pjesërisht pasojë e suksesit të globalizimit në dy mënyra. Mënyra e parë është që kemi ulur shumë tarifa në nivele historike. Që do të thotë se përfitimet nga këto akorde nuk janë aq të mëdha sa ç’kanë qenë dikur. Gjithashtu, kjo do të thotë se as përfitimet nga një marrëveshje e re nuk do të jenë aq të mëdha. Arsyeja e dytë është se ne kemi parë shumë zhvendosje të industrive në BE për shkak të globalizimit dhe teknologjisë, që do të thotë se kemi rritur pabarazinë në BE dhe kjo ka çuar në një kundërpërgjigje nga njerëzit e prekur nga kjo pabarazi ndaj globalizimit dhe këtyre marrëveshjeve tregtare”, thotë Niclas Poitiers, studiues, Instituti Bruegel.

Për shumë vite me radhë BE ka shtyrë konkretizimin e këtyre marrëveshjeve. Por duke parë situatën ndërkombëtare gjeopolitike dhe vështirësitë që po hasen me zinxhirët e furnizimit për shkak të pandemisë, vendet anëtare tani duan të reflektojnë mbi qasjen e tyre ndaj tregtisë së lirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Roboti vendos mitrën në trupin e nënës, gjinekologia: Hera e parë që nuk e bën mjeku

Elinda Gjata, gjinekologe është shprehur se hera e parë që një fëmijë ka lindur me uterus të implantuar ka qenë në vitin 2014. I ftuar...

Dy të vrarë si pasojë e të shtënave në një ceremoni diplomimi në Virxhinia

Dy njerëz janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një ceremoni diplomimi në Riçmond...

Inxhinieri biomjekësor: Brenda 5 viteve do lindë fëmija i parë nga mitra artificiale

Emand Mertenika, inxhinieri biomjekësor, tha për “Good Morning Albanians” se brenda 5 viteve do bëhet e mundur që një fëmijë të krijohet jashtë trupit...

TË FUNDIT

Roboti vendos mitrën në trupin e nënës, gjinekologia: Hera e parë që nuk e bën mjeku

Elinda Gjata, gjinekologe është shprehur se hera e parë që një fëmijë ka lindur me uterus të implantuar ka qenë në vitin 2014. I ftuar...

Dy të vrarë si pasojë e të shtënave në një ceremoni diplomimi në Virxhinia

Dy njerëz janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një ceremoni diplomimi në Riçmond...

Inxhinieri biomjekësor: Brenda 5 viteve do lindë fëmija i parë nga mitra artificiale

Emand Mertenika, inxhinieri biomjekësor, tha për “Good Morning Albanians” se brenda 5 viteve do bëhet e mundur që një fëmijë të krijohet jashtë trupit...

Pas shkatërrimit të digës nga Rusia, evakuohen banorët nga Hersoni

Ukraina e ka akuzuar Rusinë se e ka sulmuar një digë të madhe në lumin Dnjepër në rajonin e Hersonit të pushtuar nga Rusia. Pas...

Tymi i zjarreve pyjore të Kanadasë rrezikon shëndetin e miliona njerëzve

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit në Amerikën Veriore, për shkak të zjarreve pyjore në Kanada. Tymi prej zjarreve...








Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×