BE e sheh me pozitivitet takimin Kosovë-Serbi në SHBA: Integrimi, synimi i përbashkët

16 Qershor 2020 | 14:26

Teksa përfaqësuesi i SHBA, Grenell, ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të diskutojnë në SHBA një marrëveshje të mundshme për fillimin e dialogut, përfaqësuesi i BE-së është duke bërë një vizitë tre-ditore në Kosovë, të cilën do ta vazhdojë edhe në Serbi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, korrespondenti në Bruksel, Ernest Bunguri, tha se BE ka deklaruar deri tani se strategjia e SHBA-ve me vendet e Ballkanit është në të njëjtën linjë me atë të BE-së, ndaj ata nuk kanë asnjë vërejtje për takimin e palëve në SHBA.

“Sipas informacioneve që kemi për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet në Uashington, ajo është ekonomike, në lidhje me transportin ajror, hekurudhor e rrugor. Çështja e ndryshimit të kufijve është politike dhe nuk është pranuar ng palët, nde jo në mënyrë zyrtare”, thotë Bunguri.

“Ajo që u përmend nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, Josep Borrell, është se strategjia e SHBA-ve dhe e  BE-së ër Ballkanin është e njëjta, integrimi i këtyre vendeve në BE. Rruga e këtyre vendeve është qartësisht për në BE, ndaj BE nuk pret që në SHBA të arrihet ndonjë marrërveshje që bie ndesh me ëktë rrugë”, shton ai.

BE, sipas korrespondentit Bunguri, nuk e gjukon marrëveshjen në SHBA dhe është e bindur se çdo gjë që mund të firmoset do të shërbejë për dialogun, pa rënë ndesh me rrugën drejt BE-së.

Peter Stano, zëdhënësi i Komisionit Europian, ka përmendur miliardë eurot që janë investuar në Kosovë në këto vite, për të kujtuar se BE është rruga e vetme. Për Bungurin, SHBA-të vijnë si partner, edhe pse nuk ka pasur këshillime nga ana e Grener me përfaqësuesin europian. Ai nuk i është përgjigijur këresës së Lajcak për të biseduar me të në çfarë ka diskutuar SHBA në këto gjashtë muaj që  BE nuk ka qenë e angazhuar në Kosovë, për shkak të krijimit të institucioneve të reja. SHBA përparoi më shumë gjatë këtij vakumi, por me një strategji të përbashkët me BE, integrimi i tyre në bllok pasi të kenë gjetur mirëkuptim.

“Jemi gjithnjë pozitivë me nismat që bëhen në mbështetje të dialogut Serbi Kosovë, që ndërmjetësohet nga BE. Lajcak do të diskutojë modalitetet e rinisjes së dialogut e të propozojë datat e dialogut. Në lidhje me pyetjet nëse mund të bëhen marrëveshje që s’do të pranohen nga BE janë spekulime. Palët e dinë që e ardhmja është europiane. Aspirojnë t’i bashkëngjiten BE-së, ndaj s’do të binin dakord për diçka që i pengon për këtë objektiv i shprehur nga vullneti i popujve të  tyre. Janë në Europë dhe duan të jenë pjesë e BE-së, ndaj besoj se do të bëjnë gjithçka që të jenë më pranë BE-së”, tha Stano.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026