BE ende pa vendim për hapjen e kufijve me Ballkanin më 1 korrik
Komisioni Evropian rekomandoi më 11 qershor heqjen e kufizimit të udhëtimeve drejt BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke nisur nga 1 korriku.
Por një vendim i tillë nuk është marrë ende nga vendet anëtare, të cilat vijojnë diskutimet në nivel ambasadorësh në Këshill për një listë të gjelbër vendesh.
I pyetur nëse do të ndikojë situata e fundit epidemiologjike në rajon, me rritjen e rasteve në shumë vende, zëdhënësi i Komisionit, përgjegjës për çështjet e brendshme, u përgjigj:
“Rekomandimi i Komisionit Evropian për të hequr kufizimet e udhëtimeve me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk lidhej vetëm me konsideratat epidemiologjike, por edhe me nivelin e ngushtë të integrimit që rajoni ka me BE-në, dhe në përgjithësi mardhëniet tona me rajonin, siç u shpjegua në detaj në rekomandimin tonë të 11 qershorit.
“Tani, në lidhje me situatën epidemiologjike, ne po e ndjekim situatën nga afër, dhe pritet të merret një vendim për 1 korrikun nga vendet anëtare i cili do të duhet të marrë parasysh edhe të dhënat më të fundit epidemiologjike. Siç e kam thënë, këto diskutime po zhvillohen tashmë në Këshill dhe janë në dorën e vendeve anëtare.”
Këshilli i BE-së ka zhvilluar disa takime të niveleve të ndryshme, së fundmi në atë të ambasadorëve, por pa arritur ende në një vendim për një listë të gjelbër vendesh ndaj të cilave kufijtë e BE-së pritet të hapen duke nisur nga 1 korriku.
Kriteret bazë për këtë, sipas rekomandimit të Komisionit të 11 qershorit, duhet të jetë një situatë e ngjashme apo më e mirë epidemiologjike se në vendet anëtare të BE-së, aftësia për mbrojtjen e shëndetin gjatë udhëtimit, dhe reciprociteti në hapjen e kufijve.
Një tjetër takim i ambasadorëve të BE-së për këtë çështje pritet të zhvillohet të mërkurën.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush