BE hap kufijtë më 1 korrik, por jo për SHBA-të, Brazilin, Rusinë

24 Qershor 2020 | 10:17

BE hap kufijtë më 1 korrik, por ndalohen udhëtarët nga SHBA, Brazil, Rusi dhe Katar

SHBA-të janë në listën e vendeve që nuk do të lejohen të udhëtojnë në BE as pas datës 1 korrik, kur BE ka vendosur të hapë kufijtë.

Pas disa muajsh mbylljeje, për shkak të pandemisë së COVID-19, zyrtarët në BE kanë krijuar një listë paraprake me vendet të cilave nuk u lejohet hyrja, për shkak të nivelit të lartë të përhapjes së coronavirusit.

Shtete të tjera të përfshira në listë janë Rusia, Brazili dhe Katari. Njoftimi zyrtar pritet të jepet javën e ardhshme.

Ky njoftim konfirmon lajmin e New York Times, të cilët deklaruan se BE mund të mos i lejojë amerikanët të udhëtojnë drejt Europës.

SHBA-të kanë pasur më shumë se 120 mijë të vdekur dhe 2.3 milionë të infektuar deri tani, sipas të dhënave të universitetit John Hopkins. Shumë shtete kanë pasur rritje të rasteve në ditët e fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026