BE i jep 80 mln euro Shqipërisë për energjinë, fonde edhe për 5 shtetet fqinje

20 Shkurt 2023 | 15:21

Bashkimi Europian njofton se ka dërguar 80 milionë euro në Shqipëri. Paratë janë për sektorin energjitik, në mënyrë që vendi ynë të lehtësojë krizën që nisi në fundin e vitit 2021 me rritjen e çmimeve dhe mungesën e prodhimit.

Ky grant është njoftuar edhe më herët, nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Lejen, kur ajo vizitoi Tiranën në samitin e 6 dhjetorit.

Fondi 80 mln euro është pjesë e paketës 500 mln euro për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Serbia përfiton 165 mln, Maqedonia e Veriu 80, Kosova 75, Bosnje Hercegovina 70 dhe Mali i Zi 30 mln euro.

Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në masat lehtësuese të BE për pasojat e krizës energjitike, është bërë sipas strukturave shtesë të ndihmës, në kushtet kur vendet e rajonit kanë nivele të ndryshme marrëdhënieje në anëtarësim me Bashkimin Europian.

Kjo është vetëm paketa e parë e ndihmës e cila do të pëdoret për të ndihmuar shtetet në kompensimin e cmimeve të larta, ndërsa një paketë e dytë po me vlerë 500 mln euro do të lëvrohet në vazhdim për projekte në sektorin energjitik.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026