Greqia dhe Bullgaria marrëveshje për të ulur varësinë nga energjia ruse

Greqia dhe Bullgaria
16 Shkurt 2023 | 19:03

Greqia dhe Bullgaria kanë nënshkruar në Athinë marrëveshje për reduktimin e varësisë së tyre ndaj gazit dhe naftës ruse. Kjo do të bëhet përmes një gazsjellësi të ri.

Këto shtete të Ballkanit do të bashkëpunojnë në prokurimin dhe ruajtjen e gazit natyror dhe do të “eksplorojnë” në krijimin e një gazsjellësi të ri midis portit të Alexandrapolisit dhe Burgasit, tha zyra e kryeministrit të Greqisë.

Marrëveshjet janë “një hap drejt qëllimit strategjik të autonomisë energjetike evropiane”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, pasi u takua me presidentin bullgar, Rumen Radev.

Ai tha se kompanitë greke do të jenë në gjendje të ruajnë gazin natyror në ndërtesat nëntokësore në Çiren, ndërkaq kompanitë bullgare do të kenë qasje në terminalin grek të Revitusës.

“Të dy shtetet do të kenë qasje të garantuar në ndërtesat që janë kritike për sigurinë e tyre energjetike”, tha Mitsotakis.

Ai tha se marrëveshja “kthen dy shtetet tona në rrugë të rëndësishme për shpërndarjen e gazit, jo vetëm nga Greqia në Bullgaria, por edhe në pjesën tjetër të Evropës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027

Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, njoftoi sonte se do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2027, në një intervistë që dha...
21:30 | 07/07/2026

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se qytetarët evropianë presin që samiti i NATO-s në Ankara të japë një mesazh të qartë se aleanca...
18:59 | 07/07/2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Europa do të përballet me një periudhë rritjeje ekonomike të ngadaltë gjatë pjesës së mbetur të dekadës. Zona euro...
18:16 | 07/07/2026