BE ‘i lodhur nga Ukraina’, përplasje mes vendeve anëtare për vijimin e ndihmave

18 Korrik 2022 | 21:45

Më shumë para për Ukrainën, këtë herë për të blerë armë. Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord për 500 milionë euro të tjera nga i ashtuquajturi projekti evropian i paqes, për të pajisur me më shumë armatime Kievin kundër Rusisë.

27 ministrat diskutuan edhe propozimin për të ndaluar importet e arit nga Rusia. Një raund i ri sanksionesh që synon përforcimin e 6 paketave të miratuara.

Shefat e diplomacive shpjeguan se ka një lodhje mes vendeve anëtare lidhur me sanksionet. Sipas Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, kjo është e papranueshme.

“Jam i sigurt se Putin shpreson shumë tek kjo lodhje. Por, jo. Shoqëritë evropiane nuk mund t’ia lejojnë vetes. Shoqëritë evropiane dhe qeveritë e vendeve anëtare të BE-së duhet të vijojnë të zbatojnë vendimet që kanë miratuar. Ato morën përsipër vendime për masat kufizuese ndaj ekonomisë ruse dhe duhet t’u përmbahen atyre”, u shpreh përfaqësues i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Ndërsa kriza e energjisë vijon dhe çmimet ngjiten, disa qeveri evropiane kanë filluar të ngurrojnë për t’i dhënë ndihma të mëtejshme Ukrainës.

Por duke folur për ENW, ambasadori i BE-së në Kiev sqaroi se këto ndihma janë më të nevojshme se kurrë, në një kohë kur lufta po minon ekonominë e Unionit.

“Ukraina thotë se deficiti buxhetor mujor është 5 miliardë euro. Asistenca financiare ndërkombëtare që vjen nga burime të ndryshme nuk mjafton për ta përmbushur boshllëkun dhe unë mund të shpreh vetëm shpresën time që bisedimet mes shteteve anëtare për ndihmën prej 9 miliardë eurosh të procedojnë më shpejt”, tha Matti Maasikas, shef i delegacionit të BE-së në Ukrainë.

BE ka vendosur të mbështesë Ukrainën me 9 miliardë euro, me miliardin e parë që do të lëvrohet brenda korrikut. Por nuk ka ende një marrëveshje për lëvrimin e pjesës së mbetur.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime

Komisioni Evropian propozoi të premten zgjerimin e Sistemit të Tregtimit të Emetimeve (ETS), duke përfshirë në tregun e karbonit një pjesë të fluturimeve ndërkombëtare që...
13:24 | 17/07/2026

Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)

Të paktën dy persona humbën jetën ndërsa stuhi të forta goditën Francën gjatë natës pas një vale të zgjatur të të nxehtit, ndërsa 53,000 familje...
11:54 | 17/07/2026

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026