BE-ja kthen sytë nga energjia bërthamore me reaktorë të vegjël

11 Mars 2026 | 10:48

Komisioni Evropian po promovon energjinë bërthamore si një mundësi të besueshme për neutralitetin klimatik të Bashkimit Evropian deri në vitin 2050, duke siguruar stabilitet në rrjet kur energjia e erës dhe diellore nuk mjafton për të mbuluar kërkesën, thanë zyrtarët e BE-së të martën.

Plani për reaktorë të vegjël bërthamorë (SMR) synon të ofrojë energji elektrike dhe ngrohje me karbon të ulët, duke dekarbonizuar gjithashtu sektorët e rëndësishëm industrialë si çeliku dhe kimikatet, dhe duke ulur kostot e energjisë.

Komisionerja Ursula von der Leyen, në Samitin e Energjisë Bërthamore në Paris, deklaroi se ky reduktim i energjisë bërthamore ishte një zgjedhje.

“Unë besoj se ishte një gabim strategjik për Evropën që i ktheu shpinën një burimi të besueshëm dhe të përballueshëm të energjisë me emetime të ulëta”, tha ajo.

Kancelari Friedrich Merz tha se mbyllja e termocentraleve bërthamore ishte një gabim strategjik serioz për Gjermaninë.

Plani i BE-së për SMR-të përfshin procedura të thjeshtuara për miratimin e tyre, bashkëpunim midis vendeve mbi mbikëqyrjen rregullatore dhe mbështetje financiare, duke përfshirë një garanci prej 200 milionë eurosh për investimet private në teknologji bërthamore me karbon të ulët.

Disa vende si Austria, Irlanda dhe Portugalia janë më të rezervuara ndaj ambicieve bërthamore, ndërsa të tjera si Belgjika, Franca, Polonia dhe Hungaria po zhvillojnë projektet e tyre për SMR-të. Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se Hungaria po ndjek nga afër eksperiencën e SMR-ve në Kanada për të siguruar energji të qëndrueshme dhe të lirë për zhvillimet industriale.

Megjithatë, ambientalistët janë skeptikë. Organizatat NTW dhe Environmental Europe Bureau paralajmëruan se SMR-të janë teknologji të paprovuara dhe me rrezik, dhe kërkuan që BE-ja t’i japë prioritet energjetikës së rinovueshme dhe eficiencës energjetike, duke shmangur investimet e shtrenjta dhe të rrezikshme në bërthamore.

“Strategjia e SMR-ve rrezikon të largojë vëmendjen dhe burimet nga zgjidhjet më realiste dhe me kosto më të ulët, si era dhe dielli, ruajtja e energjisë dhe zgjidhjet nga ana e kërkesës”, tha Tom Lewis nga Climate Action Network Europe.

Komisioni Evropian nënvizon se SMR-të nuk do të jenë faktori dominues, por pjesë e një sistemi inteligjent të energjisë, duke mbështetur industrinë dhe sigurinë energjetike, ndërkohë që synon të përshpejtojë tranzicionin drejt një Europe më të gjelbër dhe të qëndrueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026