BE-ja planifikon trajnimin e forcave ushtarake të Ukrainës
Bashkimi Evropian është gati të ofrojë një trajnim për trupat e ukrainase dhe t’i zgjerojë format e tjera të mbështetjes, përfshirë monitorimin e kufijve, ndihmën për veteranët e luftës dhe forcimin e sigurisë kibernetike të Ukrainës.
Brukseli po ashtu po e shqyrton krijimin e ndihmës për Ukrainën në rast të një armëpushimi në të ardhmen.
Misioni Këshillues i BE-së, EUAM, që fokusohet në forcimin e sigurisë të sektorit civil, dhe Misioni i BE-së për Mbështetje Ushtarake, EUMAM, deri më tani ka trajnuar 80.000 ushtarë ukrainas në territorin e BE-së.
Këto rishikime vijnë në kohën kur BE-ja ende po punon lidhur me atë se çfarë garancish të sigurisë mund t’i ofrojë Kievit në rast se ndalet lufta.
Në dokumente thuhet se Rusia “vazhdon ta ketë objektiv të saj për riformësimin e rendit të sigurisë evropiane” dhe se “agresioni ushtarak dhe qasja e Moskës ndaj procesit diplomatik tregojnë se qëllimi i saj përfundimtar për të nënshtruar Ukrainën nuk ka ndryshuar”.
Dislokimi i trupave në Ukrainë, që nga shumë vende konsiderohet si garancia më e madhe e sigurisë, mbetet një vendim i secilit shtet, por misionet trajnuese të BE-së i mundësojnë Brukselit që t’i ofrojë Kievit mbështetje të gjerë.
Ndryshimi i mandatit të EUMAM-it dhe EUAM-it kërkon unanimitet, megjithatë në dy dokumentet thuhet se ky unanimitet po kërkohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 13:44 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta