BE-ja propozon që Izraelit t’i pezullohen fondet për shkak të luftës në Gazë

28 Korrik 2025 | 20:40

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izraelit në fondet e Bashkimit Evropian për start-up në fushën e teknologjisë, teksa presioni rritet për shkak të situatës së rënduar humanitare në Gazë.

Kjo lëvizje nga Brukseli vjen në kohën kur disa shtete të BE-së po kërkojnë hapa konkretë kundër Izraelit në dritë të rritjes së frikës për uri të thelluar në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.

“Edhe pse Izraeli ka njoftuar një pauzë të përditshme humanitare të luftimeve në Gaza… situata mbetet e rëndë”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

Propozimi për të pezulluar pjesërisht përfshirjen e Izraelit në programin gjigant të kërkimeve Horizon do të diskutohet nga 27 vendet anëtare të BE-së të martën.

Një pezullim i tillë kërkon miratimin e shumicës së shteteve anëtare në mënyrë që të hyjë në fuqi.

BE-ja ka hasur vështirësi në marrjen e masave lidhur me konfliktin në Gaza, pasi është e ndarë mes përkrahësve të Izraelit dhe atyre që kanë qëndrim më të favorshëm ndaj palestinezëve.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, këtë muaj paraqiti një sërë opsionesh për të ndëshkuar Izraelin, pasi ky i fundit u gjet fajtor për shkelje të marrëveshjes së bashkëpunimit me BE-në mbi baza të të drejtave të njeriut.

Brukseli po ashtu tha se kishte arritur një marrëveshje me Izraelin për të rritur qasjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Teksa BE-ja thotë se Izraeli ka ndërmarrë disa hapa për të zbatuar premtimet për rritjen e ndihmës humanitare, ende mbetet shumë për të bërë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel për të diskutuar paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, zhvillimet në Ukrainë dhe çështje...
09:54 | 13/07/2026

Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona

Rreth 300 persona janë evakuuar si masë paraprake nga një lagje në periferi të Parisit, pranë një sinagoge hebraike, pasi një automjet i dyshimtë është...
09:31 | 13/07/2026

Rreth 440 persona vdiqën brenda një dite në Uells dhe Angli gjatë valës së të nxehtit në qershor

Vala e të nxehtit që goditi Anglinë dhe Uellsin në qershor vrau rreth 440 njerëz në ditë gjatë kulmit tre-ditor, vlerësuan shkencëtarët, raporton sot “Guardian”....
09:16 | 13/07/2026