BE-ja sanksionon financuesit e Hamasit
Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për disa individë dhe kompani, të cilat akuzohen se po ndihmojnë financiarisht Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe blloku evropian.
Ky është rundi i dytë i sanksioneve që ka vendosur BE-ja ndaj Hamasit dhe grupit palestinez, Xhihadi Islamik Palestinez, pasi ato sulmuan Izraelin më 7 tetor, gjë që nxiti luftën në Gazë.
Deri më tani, blloku evropian ka vendosur në listën e zezë 12 individë dhe tri entitete për shkak të lidhjeve të tyre me këto dy grupe.
Në rundin e fundit të sanksioneve, veç tjerash u sanksionuan tri kompani që përdoren nga financuesi kryesor i Hamasit, Hamza Abdelbasit, i cili sipas BE-së, përdor këto kompani për të dërguar fonde te grupi.
Në mesin e kompanive të sanksionuara është edhe firma spanjolle e patundshmërive, Al Zawaya Group, dhe dy të tjera me bazë në Sudan, u tha në njoftimin e BE-së.
Sanksionet evropiane po ashtu kanë shënjestuar kreun e Hamasit që bën transferimin e parave nga Irani.
BE-ja tha po ashtu se ka vendosur sanksione edhe ndaj Ali Morshed Shirazi, oficer i lartë i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, i cili mbikëqyr raportet mes grupeve palestineze dhe Teheranit.
Në listën e sanksioneve të BE-së është futur edhe zyrtari i lartë i Hamasit, Maher Rebhi Obeid, “përgjegjës për udhëheqjen e operacioneve terroriste të Hamasit në Bregun [e pushtuar] Perëndimor”, u tha në njoftim.
Nga sulmi i Hamasit në Izrael u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivën së Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë.
Në prill, BE-ja kishte sanksionuar katër kolonë “ekstremistë” izraelitë dhe dy grupe lidhur me dhunën kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
- 11:51 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim